SHPËRNDAJE

Edhe një fundjavë, edhe një përmbledhje javore. Për të gjithë ata që janë të zënë të përcjellin teknologjinë në baza ditore, dhe për ata që dëshirojnë të përkujtojnë, një lexim i shpejt të dielen mjafton të mos humbni asgjë.

Java filloi me një prezantim të shkurtër të Windows 8. Microsoft tani ka filluar një kampanjë interesante për marketing me temën “Bota është gati” për Windows 8. Nga Microsoft, kalojmë në Android. Nëse keni Galaxy SII dhe jeni të interesuar ta modifikoni atë, atëherë posti në rubrikën Edutek i titulluar “Si tё instalojmë Android ROM nё Samsung Galaxy S2”, ju tregon hap pas hapi se çfarë duhet të bëni.

Fillimi i javës ishte interesant dhe po aq tragjik. Uragani Sandy goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo bëri që Google të anulojë konferencën për shtyp që ishte planifikur të mbahet të Hënën me 29 Tetor. Edhe pse konferenca u anulua, Google shpalosi informatat për dy pajisje të reja Nexus. Speficikat dhe fotot për smartphone Nexus 4 mund t’i gjeni këtu, kurse për tabletin Nexus 10 klikoni këtu. Të dy këto pajisje ofrojnë eksperiencë të pastër të androidit edhe pse Nexus 4 është ndërtuar nga LG kurse Nexus 10 nga Samsung. Pajisjet e reja Nexus kanë Android 4.2 Jelly Bean, dhe sipas informatave do të jenë në shitje nga 13 Nëntori me çmime 299$/349$ për Nexus 4 8GB/16GB, dhe 399$/499$ për Nexus 10 16GB/32GB.

Një nga karakteristikat kryesore që vlen të veçohet në versionin Android 4.2 Jelly Bean është Photo Sphere, që mundëson të përdorni pajisjet tuaja për të marrë fotografitë në çdo drejtim dhe pastaj i bashkon ato për të formuar një foto të madhe panoramë.

Kamera që parashikojnë lëvizjet e njerëzve? Pa problem! Një teknologji e re që është ende në zhvillim, kliko këtu për më shumë informata.

Presidenti Bill Clinton në total ka dërguar 2 e-maila, dhe padyshim që pajisja nga e cila ai e ka bërë këtë do të ketë shumë vlerë.

Pajisjet e reja nuk kanë të ndalur. LG prezantoi monitorin Touch 10 për Windows 8, një monitor 23” me prekje, që mundëson përdorimin e desktopit tuaj si një tablet statik gjigant. Sipas LG-së, Touch 10 është projektuar për të sjellë një eksperience të tabletit për kompjuterët me Windows 8. Monitori fillimisht do të jetë në shitje në Kore muajin e ardhshëm pastaj Europë dhe tregjet e tjera, ende nuk ka detaje për çmimet.

Kurse në anën tjetër, Samsung Galaxy Premiere thuhet se do të vij me ekran 4.65 inç HD Super amoled, procesor Cortex A9 dual core 1.5GHz, 1GB RAM, kamerë të pasme 8 megapiksel dhe atë frontale 2 megapiksel, me mundësi zgjidhje 8GB ose 16GB hapësirë për të dhëna. Edhe një smartphone tjetër i shtohet armatës së Android, ZTE Flash me specifika që rivalizon edhe konkurentët si Galaxy S3.

Të gjithë jemi mësuar me procesorë me 2 bërthama e 4 bërthama, mirëpo Intel është në zhvillim të procesorëve 48 bërthamorë.

Java vazhdon me Microsoft me konfirmimin e shitjes së 4 milion kopjeve të Windows 8. Kurse Walmart merr përsipër shitjen e Boxee TV.

Pronarët e Galaxy S3, para disa javëve, kanë marrë përditësimin në Jelly Bean 4.1. Menjëherë filluan thashethëmet për 4.1.2 që mund të jetë në dispozicion kah fundi i vitit. Ky përditësim do të ketë funksionin multi view njejtë sikurse në modelin Galaxy Note II.

Kompania e mirënjohur Amazon tani ka filluar edhe me diçka tjetër të re të cilën nuk e ka provuar më parë. Është fjala pikërisht për lojën “Air Patriots”. A do të jeni në gjendje të mbroni kështjellën me flotën tuaj ajrore? Instaloni lojën dhe provoni, është pa pagesë.

Javës iu afrua fundi me dy thashethëme për smartphone të ri. Bëhet fjalë për smartphone të ri nga vet Microsoft-i, mirëpo nuk dihet nëse ky smartphone do të prodhohet në masë. Smartphone-i tjetër, edhe pse një ide e tillë është mohuar nga vet Mark Zuckerberg, si duket do të prodhohet nga HTC për Facebook. Smartphone i ashtuquajtur HTC Opera UL do të jetë smartphone-i i parë nga Facebook nëse këto thashethëme janë të vërteta.

Mirëpo, java nuk përfundon pa ndonjë lajm nga Apple, iOS 6.1 Beta tani është gati për zhvilluesit (developers), që vjen me një numër të madh të përmirësimeve.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble|
[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE