Permbledhja javore post

Siç e dini sot kemi plotë ueb portale për shitblerje, njeri ndër ta dhe me i popullarizuari merrjep.com tanimë përveç gjësendeve për shitblerje që publikohen aty, është bërë paksa edhe portal humori. Nëse ju kujtohet më herët kemi parë ndërtesën e KEK-ut në shitje, kurse tani shpallja e fundit humoristike që na ka rënë të shohim ishte “Ndërroj bunarin (plotë më ujë) me banesë në Prishtinë”. Laughing Merrjep është një portal që për disa vite funksionon pa pasur një administrim si duhet, përveç shpalljeve humoristike kohët e fundit edhe kërkimet nuk janë të sakta.

Sido që të jetë, ti kthehemi të rejave rreth teknologjisë për javën që shkoj.

Ketë javë në kanalin tonë në Youtube kemi publikuar dy video, njëra nga ato është loja tanimë e shumë popullarizuar Minecraft, për të cilën falënderojmë një grup fëmijësh që në mënyrë fantastike, e kanë shpjeguar në gjuhën angleze së si luhet kjo lojë dhe çfarë është esenca e kësaj loje.

[youtube id=”5HblPnB5QcQ” width=”600″ height=”350″]

Në videon e dytë për ketë javë kemi paraqitur një telefon të thjeshtë nga Nokia, i cili jepet me kontratë nga operatori ynë IPKO me një çmim të arsyeshëm. Pra është një opsion i mirë për fëmijë dhe të moshuar:

  • 2€ mbushje X 12 muaj = 24€ Totali

Më ketë çmim vjen:

  • Telefoni NOKIA Asha 105
  • Numri nga IPKO,
  • plus në start 500 min. bisedë, vetëm në rrjetin IPKO dhe
  • 100 MB Internet

Se si duket telefoni që vjen me ketë pako shih videon në Youtube.

Lajme të ndryshme

Shumica e të rejave nga kjo javë ishin rreth përgatitjeve për ngjarjen MWC 2014 që pritet të mbahet ketë muaj, gjithashtu rreth atyre se kush çfarë pritet të prezantoj në ketë event vjetor. Janë Samsung, Sony, Motorola dhe disa kompani tjera që veç kanë filluar me ftesat e tyre pë ngjarjet apo konferencat që pritet t’i mbajnë në eventin e sipërpërmendur.

Samsung është thënë të prezantoj modelin e smartphone-it të ardhshëm Galaxy S5, sipas ftesës së dërguar ketë prezantim do ta bëj në Barcelonë ku gjithashtu mbahet ngjarja MWC 2014.

SatyaNjë lajm tjetër shumë i përfolur ka qenë përzgjedhja e krye-shefit të ri të Microsoft-it dhe kështu zyrtarisht është emëruar Satya Nadella. Nadella ka qenë punonjës i Microsoft-it që 22 vite dhe së fundmi ka shërbyer si zëvendëspresident ekzekutiv i kompanisë për Cloud dhe Enterprise.

Facebook ka festuar 10 vjetorin dhe në bazë të raporteve të saj të publikuar dy javë më parë, ky rrjet aktualisht llogarit 1. 23 miliardë përdorues aktiv në muaj. Themeluesi dhe kryeshefi i kësaj kompanie Mark Zuckerberg ka shënuar përvjetorin me një shkrim të veçantë në rrjetin social në të cilin ai përshkruan planet e tij për dhjetë vitet e ardhshme të Facebook-ut.

Më herët ishin thashetheme se Sony është në bisedime për shitjen e biznesit të tyre VAIO. Një nga kandidatët e mundshëm ishte përfolur Lenovo, për të cilën Sony e kishte mohuar. Pastaj thashethemet të tjera ishin se VAIO do të blihet nga një firmë japoneze e investimeve, e që po del të jetë kjo. Sony ketë javë ka njoftuar se me të vërtetë do të shesin sektorin VAIO të PC-ve tek Japan Industrial Partners (JIP) për një shumë që nuk e kanë zbuluar ende.

Nokia ketë javë ka publikuar një video udhëzues së çfarë të bëjmë me telefonat e vjetër, dhe sipas videos së paraqitur nga grumbullimi i 43 telefonave nga një ndërtesë e vetme, u nxorën këto gjëra: 800 gram plastik, 600 gram hekur, 400 gram bakër, 300 gram alumin, dhe një sasi e madhe e litiumit që mundëson ndërtimin e telefonave të ri.

Sipas një raporti të fundit nga The Telegraph, Bashkimi Evropian është duke zhvilluar një pajisje që i mundëson policisë të ndal çdo automjet nga distanca (remotely). Kjo pajisje po planifikohet të instalohet në të gjitha automjetet në Evropë dhe do t’i jap qasje policisë që të ndal motorin e çdo automjeti, nga dhoma e tyre e kontrollit.

                        Pajisje të reja

Asus ChromeAsus ka lansuar diçka që nuk kemi parë me herët, ASUS Chromebox. Kjo pajisje është e dizajnuar nga Chrome OS, por ndryshe nga laptopi Chromebook ky nuk posedon monitor, tastierë apo miun kompjuterik. Thjesht thirret Mini PC. Chromebox pritet të ofrojë qasje në produktet të Google-it, si dhe në shërbime të tilla si YouTube, Hulu Plus, dhe Netflix.

Në treg ka shumë opsione të pajisjeve për telekonferenca, por Google nga tani ofron një mundësi të lehtë për t’u përdorur, thjesht duke kombinuar harduerin e Chrome OS-it dhe Hangouts. Ata kanë lansuar Chromebox for Meetings, një pako 999$ (735 Euro) që përfshinë ASUS Core i7 Chromebox, kamerën, mikrofonin dhe telekomandën.

Edhe Toshiba ka filluar shitjen e Laptopit Chromebook, të cilin e kishte prezantuar në muajin Janar në ngjarjen CES. Nga tani ky laptop gjendet në dispozicion për shitje për vetëm 299 $ (214 €) nëpërmes Amazon-it.

LG për tregun brazilian ketë javë ka lansuar një smartphone me tri SIM kartela të quajtur Optimus L1 II Tri (LG 1, 2, 3). Ky smartphone është një model i rangut të ulët dhe i vogël me dimensione, posedon ekranin 3-inç QVGA (240 x 320), procesorin 1 GHz dhe 512 MB RAM. Interesante është se të tri SIM kartela përkrahin rrjetin 3G.

Panasonic ka prezantuar kamerën e tyre të re Panasonic Lumix GH4 me lensa që mund të ndërrohen, dhe që i ofron përdoruesve mundësinë për të incizuar video me rezolucion Ultra HD 4K ose 4096 x 2.160 pikselë.

Dhe se fundmi ju njoftojmë se bunarin tek merrjep.com e kishte ndërruar dikush me banesë, kështu që mos e kërkoni.Laughing Ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme. /ameble