Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video Shpaketim

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të ruajtur dhe shpërndarë të dhënat tuaja, Buffalo LinkStation Duo (LS-WXL) është ideal për ketë punë. Është si një qendër bazë për të ruajtur dhe shpërndarë të dhënat tuaja nëpërmes rrjetit si fotografitë, muzikën, dokumentet etj, dhe është pajisje e përkryer për shtëpi apo zyrë të vogël.

Se si duket dizajni i jashtëm dhe çfarë opsionesh posedon kemi shpjeguar në videon e më poshtëm:

Pajisjet të reja

Samsung Galaxy Ace 4. Samsung ka zyrtarizuar edhe një tjetër smartphone Android, Samsung Galaxy Ace 4, një smartphone me ekran 4 inç WVGA TFT. Samsung Galaxy Ace 4, do të jetë në dispozicion në të dy versionet 3G dhe 4G LTE, dhe çdo pajisje do të vijë me specifika paksa të ndryshme.

Asus Smartwatch. Thashethemet e fundit janë se kompania Asus po planifikon të lansoj një smartwatch me Android Wear me një çmim të lirë. Sipas një raporti nga TechCrunch, ky smartwatch pritet të lansohet në Shtator dhe do të jetë me ekran Amoled dhe çmimi i tij do të jetë ndërmjet 99$ (72) dhe 149$ (108).

Microsoft Smartwatch. Lajmi vjen nga portali Tom’s Hardware, i cili jap informata të reja në lidhje me pajisjen smartwatch nga Microsoft. Përveç lajmit që thuhet se pajisja pritet të lansohet në muajin Tetor, ata japin edhe një lajm tjetër i cili ka të bëj me dizajnin e kësaj pajisje.

HTC One M8 me dy SIM kartela. HTC ka njoftuar se versioni i smartphone-it HTC One M8 me dy SIM kartela së shpejti do të lansohet në Evropë, duke filluar nga tregu i Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. HTC One M8 me dy SIM kartela do të jetë në shitje me çmim prej 679 € në Evropë dhe pajisja do të jetë në dispozicion për të blerë që nga java e ardhshme.

Memoria e re DDR3Kingston dhe Gigabyte janë bashkuar për të arritur një rekord të ri botëror me memorie DDR3 e cila ka arritur shpejtësi në 4.62GHz duke përdorur pllakën amë (motherboard) Gigabyte LN2-only respektivisht Z97X-SOC Force LN2. Edhe pllaka amë SOC Force LN2 gjithashtu ka thyer rekordin botëror me memorie DDR3, jo një herë, por dy herë. Së pari duke arritur rekordin në 4.5GHz, dhe pastaj tre ditë më vonë në 4.56GHz.

Lajme botërore

Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”. Samsung është kthyer me traditën e vjetër të saj, në përpjekje për të rritur shitjet e saj të smartphone-it të ri Galaxy S5. Kompania ka publikuar një video të re ku përdoruesit e iPhone-it i quan përqafues të mureve (Wall huggers). Samsung me ketë reklamë thjesht paraqet atë se si përdoruesit e iPhone-it duhet të kyçin smartphone-at e tyre në rrymë shumë shpesh, në rast se dëshirojnë ti përdorin, dhe më ketë pretendon se jeta e baterisë në Galaxy S5 është më e mirë:

https://www.youtube.com/watch?v=mzMUTrTYD9s

Facebook blen kompaninë e video reklamave online “LiveRail”. Facebook ka njoftuar të mërkurën se ka blerë kompaninë e quajtur LiveRail, kompani kjo e cila nga Facebook është përshkruar, që ndihmon krijuesit e përmbajtjeve të publikojnë video reklamat më të mira që të shfaqen në ueb-faqet dhe aplikacionet e tyre. Facebook kohët e fundit ka futur video reklamat në përmbledhësin e lajmeve, dhe tani LiveRail pa dyshim se do të ndihmojë Facebook-un të rris performancën e reklamave në ueb-faqen dhe aplikacionet e saj.

Google Glass ndalohet për përdorim në kinematë e Anglisë. Google Glass në tregun e Anglisë ka arritur javën e kaluar, por pajisja në ketë vend ka filluar t’i kundërvihet shqetësimeve të privatësisë. Gazeta britaneze The Independent ka raportuar se Google Glass është ndaluar zyrtarisht nga VUE, një kompani e madhe e kinemave në ketë vend.

Lajme lokale

DOKU:TECH në kuadër të Dokufestit të sivjetmë. IPKO Foundation në bashkëpunim me Share Foundation dhe Dokufest kanë shpalosur sot detaje nga DOKU:TECH, projekti më i ri që do sjellë teknologjinë e internetin gjatë Dokufestit. DOKU:TECH është kampi katër ditor dedikuar teknologjisë dhe internetit që do organizohet gjatë festivalit Dokufest në Prizren.

Vala 4G 1Operatori Vala vjen me 4G (LTE). Posta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze, Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks. Me implementimin e kësaj teknologjie, më moderne në rajon, do të avancohen shërbimet e komunikimit të të dhënave, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve për internet më të shpejtë, shikimin e videove dhe muzikës në paisjet e tyre mobile dhe shumë avancime të tjera.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble