SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Lokale

Kompania “3CIS” paralajmëron largimin nga Kosova– Administrata Tatimore e Kosovës e ka gjobitur me 530 mijë euro kompaninë “3CIS” me arsyetim se nuk ka paguar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo kompani thotë se 100% të shërbimeve të saj i ka eksportuar jashtë Kosovës, prandaj nuk ka përse të paguajë TVSH në Kosovë. Kjo gjobë e ka shtyrë kompaninë t’i largojë nga pune 30 punëtorë dhe të rishikojë mundësin e zhvendosjes nga Kosova.

FOSS BootCamp në Pejë – 13 Prill– FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës; Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

IPKO: Pako DUO Familjare tani edhe me kanale HD– Në një postim në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, IPKO ka njoftuar se në mesin e pakove të televizionit kabllor digjital tashmë ka shtuar edhe kanalet në formatin High Definition.

Ndërkombëtare

Instagram me probleme, përdoruesit po shprehin zhgënjimin në Twitter– Instagram po përballet me disa probleme ku momentalisht është jashtë funksionit për shumicën e përdoruesve. Ata që përdorin aplikacionin nëpërmes pajisjeve mobile mund ta hapin, por nuk shfaqen imazhe të reja. Kompania ka bërë Tweet duke shkruar se po punojnë për rregullimin e këtij problemi.

Virusi Heartbleed ka prekur edhe Router-at– Edhe më shumë dhimbje, Heartbleed ka prekur gjithashtu edhe Router-at. Kompanitë e mëdha Cisco Systems dhe Juniper Networks kanë njoftuar së virusi Heartbleed është gjetur edhe në pajisjet e tyre të rrjeteve.

Google Now ndihmon në gjetjen e makinës së parkuar– Pas prezantimit të asistentit me zë “Cortana” nga Microsofti, a do ndjejnë Apple dhe Google presion në vete për të ngritur dhe përmirësuar edhe më shumë asistentet e tyre me zë Siri dhe Google Now?

Foto Samsung Galaxy S5 nga çdo pozicion i mundshëm– Çdo centimetër i Galaxy S5, nga jashtë dhe brenda, janë paraqitur në këto post.Pas prezantimit të Galaxy S5 më 24 Shkurt të këtij viti në Barcelonë të cilën e kemi shfaqur drejtpërdrejt, të gjitha mediat vërshuan për ta fotografuar këtë model të smartphone-it. Në këtë postim do të gjeni foto të këtij smartphone në të gjitha ngjyrat e tij të fotografuara nga androidcentral, në të gjitha pozicionet e mundshme. Gjithashtu kemi foto dhe të disa aksesorëve të tij.

Pasqyra që bën fotografi dhe i poston në Twitter– Siç u vërtetua dhe nga fotoja më e famshme selfie, fotoja e Ellen DeGeneres, një faktor që të limiton gjatë pozimit për selfie është gjatësia e krahut.

Virusi i ri “Heartbleed” i rrezikshëm– Një e metë për sigurinë e Internetit që mund të shkaktoj dëme të mëdha është zbuluar kohën e fundit dhe po quhet Heartbleed Bug. Një virus (bug) që më së lehti sulmon versionet e vjetra të softuerëve të enkriptuar.

Samsung Gear Solo si opsion kartelën USIM– Samsung ka bërë shumë gjëra interesante për të shtyrë përpara sistemin e orëve të mençura (smartwatch). Samsung Galaxy Gear nuk ka qenë një ndër ato më të mirat, por me ketë pajisje kompania ka bërë diçka revolucionare duke sjell shumë opsione në tregun e orëve të mençura, që me pas kompani të ndryshme kanë kopjuar.

Google Glass shpëtoi jetën e një njeriu– Për aftësitë e syzeve Google Glass kemi raportuar edhe me herët, për atë se mund të lexohen mesazhe, të bëhen fotografi, video, etj. mirëpo asnjëherë nuk është thënë se kjo pajisje mund të përdoret dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.

WhatsApp do të ketë opsion të ri për telefonata?– Këtë javë është raportuar se WhatsApp, kompania e blerë së fundmi nga Facebook për 16 miliardë dollarë, është duke punuar për të shtuar opsionin për kryerjen e telefonatave me atë të programit për smartphone.

Karta grafike AMD Radeon R9 295X2 del në treg në datën 21 Prill për 1500 dollarë– AMD ka njoftuar sot ditën e daljes në treg të kartës së re grafike AMD Radeon R9 295X2. Karta grafike do të dalë në treg në datën 21 Prill me çmimin prej 1500 dollarësh dhe ofron 5632 procesorë me dy bërthama Hawaii XT, 352 TMU (njësi e hartimit të imazhit) dhe 128 ROP (njësi e paraqitjes së imazhit).

Përfundon mbështetja për Windows XP, Office 2003 dhe IE8– Të martën Microsoft lëshoi përditësimin e fundit për Windows XP dhe Office 2003 duke potencuar se me këtë përditësim përfundon edhe mbështetja e deritanishme për ato produkte.

Samsung Galaxy Note 4 me karakteristika mbresëlënëse– Ende vazhdojnë thashethemet për modelin e ardhshëm nga Samsung, Galaxy Note 4. Si duket Galaxy Note 4 do të jetë rezistent ndaj ujit sikurse modeli i fundit të smartphone-it, Galaxy S5.

Xperia Z2 me teknologji unike për ftohjen– Sipas një raporti të DitiTimes zbulohet se Sony është prodhuesi i dytë i smartphone-ve që ka adoptuar teknologjinë e ftohjes përmes gypit të lëngshëm për produktet e veta, duke filluar nga Xperia Z2.

Logitech preznaton tastierën K830 [Video]– Logitech prezantoi tastierën e re K830 e cila është projektuar për t’u përdorur edhe në mbrëmje.
Samsung mund ta ketë rregulluar problemin më të madh të Samsung Gear Fit– Gear Fit është ora e parë e mençur që u prodhua nga Samsung dhe duket sikurse i përket të ardhmes.

Prezantohen procesorët 64-bit Qualcomm Snapdragon 808 dhe 810– Qualcomm ka prezantuar procesorët më të fundit për smartphone, Qualcomm Snapdragon 808 dhe Qualcomm Snapdragon 810.

Prezantohet Samsung Galaxy Ace Style– Gjiganti Samsung njoftoi për smartphone-in e ri Samsung Galaxy Ace Style të cilin së shpejti do të lanson në treg.

Zyrtarizohet Xolo Q1010i– Xolo Q1010i është edhe një pajisje tjetër Android me versionin 4.2 Jelly Bean i cili karakterizohet me ekranin IPS 5.5 inç, me rezolucion 1280 x 720 piksela i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.3 GHz nga Media Tek, 1 GB RAM memorie si dhe 8 GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 32 GB nëpërmjet microSD kartele, si dhe ka të integruar kamerën kryesore 8 megapikësel dhe atë frontalen 2 megapikësel.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

 

SHPËRNDAJE