Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.
Lokale
Microsoft për Gjirafa-n: “Një makinë e fuqishme kërkimore” – Si mund t’i qaset një makinë e vogël kërkimore në gjuhën Shqipe gjigantëve të sotëm të kërkimit? Duke e kuptuar gjuhën lokale, duke krijuar një shërbim të dedikuar për përdorues, dhe duke u mbështetë në teknologjitë e Microsoft Cloud. Për shumicën e sportdashësve që flasin gjuhën angleze, gjetja e rezultateve të ekipit të tyre të preferuar është aq e thjeshtë sa të shkruash emrin e ekipit në Bing apo Google. Rezultati momental i takimit zakonisht është në faqen e parë apo të dytë të kërkimit.
Art House organizon ngjarjen Managed Print Services– Art House në bashkëpunim me prodhuesin lider të pajisjeve për printim Xerox organizojnë Managed Print Services (MPS) event ku do të shpalosen detajet rreth shërbimit, implementimit dhe përfitimet të cilat ndërmarrjet publike dhe private do të mund ti kenë nga MPS. Managed Print Services MPS (shqip: Shërbimet e Menagjuara te Printimit) është shërbim të cilën Art House e ka plasuar në tregun Kosovar që nga viti 2007 dhe është në shërbim të disa institucioneve në Kosovë.
Dy ministri nënshkruajnë memorandum me Microsoft– Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Arsimit, nesër do të nënshkruajnë një memorandum mes këtyre dy ministrive, me Microsoft-in. Qëllimi i këtij Memorandumi është të formalizohet korniza e bashkëpunimit në mes MAP, MASHT dhe Microsoft-it, me ç’rast do të mundësohet qasje dhe pjesëmarrja më e madhe në programet, në trajnimet, resurset dhe mjetet teknologjike të cilat janë pjesë e nismave globale të Microsoft-it, YouthSpark dhe programi Partner në Mësim.
Softuer dhe Pajisje të reja
Apple MacBook– Apple në ngjarjen e tyre të organizuar ditë më parë ka njoftuar për disa pajisje të reja dhe një ndër ato është edhe Apple MacBook i ri, ku vjen me një dizajn krejtësisht të ri në krahasim me modelin e mëparshëm. MacBook i ri është me më i hollë dhe më i lehtë se se MacBook Air, ku peshon vetëm 908 gram dhe vjen me një tastierë të re e cila përmban një mekanizëm të ri në formë të fluturës.
Smartwatch Oppo– Shumë kompani kohëve të fundit janë përqendruar në pajisje smartwatch, sigurisht për atë se kjo do të përdoret shumë në të ardhmen. Pajisje të tilla deri me tani kemi parë nga Samsung, Sony, LG, Motorola, Huawei, kurse tani nëse mund t’ju besojmë raporteve, kompania Oppo është ajo që pritet të nxjerr një orë të mençur (smartwatch). Por, çfarë mund të sjellë Oppo që të tjerët nuk e kanë bërë? Sipas thashethemeve, smartwatch i ardhshëm i Oppo-së është thënë të paraqitet me një teknologji të re që mundëson rimbushjen e plotë të baterisë së orës, për vetëm pesë minuta.
LG AKA së shpejti do të fillojë të shitet edhe jashtë Koresë– Në muajin Nëntor të 2014, LG kishte publikuar një telefon të menqur Andoid unik i quajtur LG AKA. Një pajisje mobile që vjen me një mbeshtjelles të veqant dhe me një nderfaqe që mund të personalizohet sipas dëshires së individit. AKA fillimisht kishte filluar të shitet në Korenë Jugore, prej nga edhe e ka origjinen, dhe mendohej se aty do të ngel gjithcka me të. Befasisht pak ditë më parë LG njoftoi se ky telefon do të fillojë të shitet edhe në vendet të tjera jashtë Koresë.
Zbulohen çmimet e Apple Watch– Siç është prezantuar edhe dje, Apple Watch vjen në tri versione: Watch, Sport dhe Edition. Apple Watch Sport do të fillojë me çmim prej 349$ për versionin 39mm dhe 399$ me 42mm. Blerësit mund të zgjedhin nga pesë opsione me ngjyra të ndryshme. Ato të rangut të mesëm fillojnë nga 549$, por sipas modelit që zgjidhni do të shiten deri në 1099$. Apple do të ofroj zgjedhje prej tre rripave të ndryshëm.
Kalendari i Google tani bëhet pjesë e Apple App Store– Preferoni që telefoni juaj i mençur të jetë iPhone, por keni dëshirë që në kalendarin e Google të mbani listën e ngjarjeve dhe të regjistroni planet për të ardhmen tuaj? Tani ky nuk është një problem. Google Calendar sapo është lansuar edhe për iPhone dhe tanimë është pjese e App Store të Apple, nga ku mund edhe te shkarkohet.
Ngjarje, Biznese, Kuriozitete
Kamerat e pesë telefonave me teknologjinë më të mirë auto fokus -Autofokusi gjatë detektimit të fytyrës, laserët, infraredi, fokusi i pikselëve në nxjerrjen e imazheve dhe ngjyrave më përsosmërinë më të lartë, etj. Të gjitha këto janë karakteristika të kamerës së telefonave të mençur të ditëve të sotme. Samsung tregoi vetveten me teknologjinë PDAF në Galaxy S5, më pas LG prezantoi Autofokusin laserik “Laser Auto Focus”, Lenovo integroi një sistem të fokusit përmes infrared-it në Vibe Shot, dhe Sony është gati për të sjell një zbulim të ri sa i përket kualitetit dhe fokusit të fotografisë në telefonin e gjeneratës së ardhme që do të quhet Hybrid AF.
Apple prezanton portin dhe kabllon USB-C (3.1)– Përveç një rezolucioni të lartë “Retina” dhe një profili të ri që në fakt është më i hollë, Laptopi i ri i Apple ka edhe një gjë të re mjaft interesante që ju duhet ta dini pa marre parasysh se a do të blini një kompjuter Apple apo jo. MacBook-u më ri i Apple është laptopi i parë qe ka të integruar USB –C portin. Ky lloj i ri i USB porit dhe kabllos apo siç po quhet ndryshe edhe USB 3.1 ka kapacitet rekord të transferit në hiq me pak se 10 gigabit për sekondë dhe outputin e energjis deri në 20 volt.
Ja kush është Apple!– Ngjarja e sotshme e Apple-it në San Francisko, nuk ishte e fokusuar vetëm në pajisje. Krye-shefi i Apple-it, Tim Cook, prezantimin e sotshëm e ka filluar me një njoftim të shpejtë për disa nga pajisjet dhe shërbimet e tyre të fundit, ku ka jap disa numra mahnitës. Të gjithë e dimë që Apple është një kompani e madhe, por statistikat e dhëna sot janë vërtetë të mëdha edhe për vetë kompaninë.
Senatori amerikan asnjëherë nuk ka dërguar email– Besoni apo jo, senatori Republikan i Karolinës Jugore Lindsey Graham asnjëherë në jetë nuk ka dërguar e-mail. Gjersa ishte prezent në një takim me gazetarë, njëri nga ta e pyeti atë se a ka senatori email adresë private. Ai u përgjigj “Unë nuk dërgoj e-mail, kontrolloni llogarinë time dhe do të shihni se unë asnjëherë nuk kam dërguar asnjë email”. Gjëja më e interesante e këtij lajmi është fakti që ai po përgatitet që të jetë njëri nga kandidatet për president të SHBA nga kampi republikanë dhe për momentin drejton nën komitetin për teknologji të SHBA-së dhe vetë nuk përdor teknologjinë.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit. /ameble