Duke u nisur nga fakti se sot është e diele dhe është e diela e fundit e këtij viti, kemi vendosur të bëjmë një përmbledhje vjetore të punës së realizuar nga ne.
Vlerësime
Gjatë këtij viti kemi arritur të bëjmë gjithsej 12 vlerësime të pajisjeve të ndryshme duke përfshirë smartphone, tablet, laptopa, etj.
Disa nga vlerësimet më të lexuara janë:
- Vlerësim: Samsung Galaxy S4
- Vlerësim: Samsung Galaxy S4 Mini DUOS
- Video Vlerësim: Njihuni me EVE Online
- Vlerësim: SanDisk Ultra Class 10 UHS1
- Vlerësim: Samsung Galaxy S3
Për tu informuar më shumë rreth vlerësimeve të përgatitura nga ne, klikoni mbi modulin e vlerësimeve.
Edutek
Moduli Edutek i dedikuar për ngritjen e njohurive të përgjithshme nga fusha e Teknologjisë Informative është pasuruar me gjithsej 15 materiale ose udhëzime edukative nga fushat e ndryshme.
Disa nga materialeve më të lexuara janë:
- Si të dallojmë një Samsung Galaxy S3 origjinal, nga ai falsë
- Si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë
- Si t’i rikthejmë dokumentet e fshira nga kompjuteri?
- Si ta instalojmë një Ruter “Wireless”
- GPRS vs EDGE vs 3G
- Pse telefonat celular përdorin SIM kartelë?
Për tu informuar më shumë rreth materialeve të prezantuara, klikoni mbi modulin e Edutek-ut.
Video Materiale
Moduli i dedikuar për video praktike, video shpaketime dhe video prezantime të pajisjeve të ndryshme nga Teknologjia është pasuruar me 27 materiale të ndryshme nga të cilat më të shikuara janë:
- Video praktike: Sony PlayStation 4
- Video Praktike: Samsung Galaxy S4
- Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI
- Video Shpaketim: iPhone 5 nga IPKO me pakon EXTRA 12
- Video Shpaketim: Samsung Galaxy S4
-
Video Shpaketim: Tableti Wacom Intuos Small Creative Pen & Touch
- Video Prezantim: Maxell Maxtab C8
- Video Prezantim: Lavatriçja EcoBubble nga Samsung (WF80F5E0W2W)
- Video Prezantim: Samsung Smart TV (40ES8000)
Për tu informuar më shumë rreth video materialeve të realizuara, klikoni mbi kategoritë video praktike, video shpaketime ose video prezantime.
Lajme
Gjatë këtij viti kemi ofruar në total 1100 lajme duke përfshirë ato lokale dhe ndërkombëtare nga fusha e Teknologjisë Informative, duke u bërë edhe një prej burimeve kryesore informuese për Teknologjinë në Kosovë.
Përveç tjerash, kemi arritur të bëhemi edhe bazë për shumë portale shqip të cilat në vazhdimësi bazohen në informatat e ofruara nga ne.
Në vijim janë të paraqitura statistikat e lajmeve për kategoritë e ndryshme nga Teknologjia të paraqitura në vitin 2013.
- Lokale (44)
- Thashetheme (139)
- Telefona & Tableta (265)
- Kompjuter & Laptop (32)
- Softuer & Aplikacione (165)
- Teknologji (60)
- Kompani (216)
- Harduer (47)
- Internet (84)
- Lojëra (48)
Përmbledhje Javore
Në vitin 2012 kemi vendosur që në çdo fund javë, pra çdo të diele, të përgatisim një përmbledhje të gjërave, lajmeve, ndodhive më interesante të paraqitura gjatë javës. Në vitin 2013 kemi përgaditur gjithsej 50 përmbledhje javore.
Partneret
Është më së e kuptueshme se një pjesë e madhe e punës së realizuar nga ekipi jonë është arritur në bashkëpunim me kompanitë lokale nga Kosova, me të cilat kemi arritur një bashkëpunim të mirëfilltë dhe bashkëkohorë.
Të gjithë partneret me të cilit kemi realizuar projekte të ndryshme nga Teknologjia, janë:
- NEPTUN
- MEGA Electronics
- F-Mobile
- Laptop Shop
- URBAN Taxi
- Citech Academy – CITA
- MC Food
- Halotherapy Kosova
Mesazhi për Vitin 2014
Të gjithë lexuesve të nderuar dhe të respektuar të kësaj faqe, nga zemra urojmë: Gëzuar Viti i Ri 2014.
Shëndeti, mbarësia, lumturia, bereqeti dhe përherë gëzimi gjatë këtij viti le të dominoj tek të gjithë.
Me nderime dhe respekt,
/ameble