Shumë njerëz janë ankuar për kamerën e smartphone-it të fundit nga Google, Nexus 5. Sa i përket kësaj Google është përpjekur të përmirësoje atë me anë të versionit të platformës së tyre Andoid 4.4.2 KitKat, ajo ka bërë diçka në përmirësimin e shpejtësisë së kamerës mirëpo kualiteti ka mbet i njëjtë.
Tani si duket ketë problem e ka marr me seriozisht dhe është duke bërë diçka për të përmirësuar seriozisht kualitetin e kamerës duke shtuar kështu disa filtër, ngjashëm si tek Instagram. Është thënë gjithashtu se Google do ta ndryshoj edhe dukjen e programit të kamerës. Këto përmirësime thuhet së do të vijnë me versionin e ardhshëm Android 4.4.3 që pritet të vij së shpejti.
Deri sa jemi tek pajisjet Google, kjo kompani me apo pa dëshirë ka publikuar tabletin Nexus 10 (2) në PlayStore dhe ka tërhequr menjëherë, siç shihet në foton e më poshtme shkruan “Coming soon” (do vij së shpejti). Ky tablet pritet të shfaqet me versionet 16 dhe 32Gb, me ekran super HD dhe çmimi i është caktuar 399$ etj. /ameble