moto-g-india-android-44-635.jpgPak ditë më parë Motorola ka publikuar smartphone-in Moto G dhe u duk sikur një ëndërr që u bë realitet sidomos për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë në një smartphone.

Edhe pse akoma nuk është bërë një vlerësim i plotë për këtë pajisje, sipas burimeve të ndryshme Moto G është një smartphone qe ia vlenë duke marre parasysh specifikat harduerike të tij, përformancen, brendin dhe çmimin prej vetëm 169 Euro.

Nëpër internet kanë filluar të qarkullojnë fotografi dhe artikuj të ndryshëm me vlerësimin rreth kamerës së Motorola Moto G dhe siç duket përshtypjet e para për kamerën e këtij të fundit janë shumë të mira. Duke marre parasysh faktin që kjo kamerë është 5 megapikselë kualiteti i fotografive që kjo pajisje nxjerr është tepër i mirë në krahasim me pajisje të tjera që kanë kamere 5 megapikselë.

Më poshtë mund të shihni disa nga fotot që janë produkt i Smartphone Motorola Moto G. |ameble|