Philips ka lansuar një seri të re të televizioneve të quajtura DesignLine, që definitivisht ndryshojnë shumë nga shumica e televizioneve të tjera që gjenden në treg.

Me qëllim për të krijuar një “pajisje për qejfi” dhe jo vetëm televizion, dizajnerët e kompanisë Philips kanë krijuar një dizajn që duket si një pllakë e hollë qelqi “pa damar” me një pjerrtësi mbështetëse të zezë. Dhe kur themi “pa damar,” i bie që është vetëm qelqi pa kornizë të dukshme kurse televizioni është menduar të mbështetët afër murit. [youtube id=”bDL0xwe1IRg” width=”600″ height=”350″]  Për sa i përket karakteristikave, televizioni DesignLine është 1080p 3D, 1400 Hz “Perfect Motion” refresh rate, vjen me Wi-Fi si dhe telekomandën me tastierë të integruar. Për ketë pajisje Philips krenohet gjithashtu me teknologjinë e tyre të ambientit të dritës (Ambilight Philips) e cila prodhon dritë që përputhet me ngjyrën e përmbajtjes së ekranit më murin pas tij.

Seria e televizioneve DesignLine do të vijë më madhësi të ekranit 46 dhe 55 inç, dhe do të jenë në dispozicion për Evropë dhe Rusi nga tre mujori i dytë i këtij viti. |ameble| [divider top=”0″]