Sot ekzistojnë shumë ueb-faqe që përdorin sistemin CMS (content management systems). Kjo mundëson ueb-faqet të përditësohen lehtë dhe të kenë përmbajtje dinamike, në krahasim me ueb-faqet tjera statike të cilat duhen të përditësohen manualisht.
Kemi parë platforma të ndryshme që përdoren, por një që gjithmonë ka qëndruar e fortë është WordPress. Sipas të dhënave nga W3Techs, është thënë se WordPress-i i përshpejton ueb-faqet deri në 25%. Sipas tyre WordPress përdoret 58.7% nga të gjitha ueb-faqet që kanë CMS. Kjo është 25% e të gjitha ueb-faqeve që ekzistojnë në internet.
Të dhënat e këtyre kanë treguar gjithashtu, se sa është rritur platforma me kalimin e viteve, nga 13.1% në vitin 2011 në 25% në ketë vit.
Platforma e dytë nga më të popullarizuarat është Joomla, por që kanë një distancë të madhe me të parën.
Pra, nëse mendoni të lansoni një blog apo edhe ueb-faqe me CMS (që është falas), atëherë nuk gaboni nëse zgjidhni WordPress. /ameble