SHPËRNDAJE

Pas që kemi shijuar PlayStation 3 për mbi gjashtë vjet, a jemi të gatshëm për PlayStation 4?

Një raport është lëshuar duke theksuar atë së çfarë mund të presim nga PlayStation 4. Sipas këtij raporti të publikuar në portalin Kotaku, PlayStation 4 thuhet të dal me këto specifika:

  • Memoria e Sistemit: 8 GB
  • Video Memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale

Karakteristika tjera që priten në PlayStation 4 janë përmirësimet e llogarive të përdoruesve të cilat mundësojnë kycjen e llogarive të shumta në rrjetin Sony në të njëjtën kohë, gjithashtu mënyra që përdoruesit të mund të zhbllokojnë trofe, ndoshta edhe nivele të reja.

Kontrollori i PlayStation 4 thuhet gjithashtu së do të jetë me sensorë biometrik dhe ekran LCD më prekje për të cilën kemi dëgjuar javën e kaluar. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE