SHPËRNDAJE

Kompania Sony ka njoftuar se kufjet e tyre të reja PlayStation VR do të dalin në treg nga muaji Tetor dhe do të shiten për 399 $ në SHBA.

PlayStation VR

Sony ka shtuar se kjo pajisje po vjen pak më vonë se siç ishte planifikuar më herët. Ata gjithashtu kanë prezantuar versionin përfundimtar të PlayStation VR e cila mund të shihet në foton më poshtë.

PlayStation VR (1)

Kompania gjithashtu ka njoftuar se momentalisht posedojnë më shumë se 230 zhvillues aktiv që po zhvillojnë përmbajtje apo lojëra për kufjet e tyre të reja VR dhe kanë cekur se nuk do të jenë më shumë se 50 lojëra në dispozicion në momentin kur pajisja do të lansohet. Pë më shumë detaje në lidhje më këto kufje mund të gjeni në blogun e tyre këtu. /ameble

SHPËRNDAJE