SHPËRNDAJE

Nuk është besuar në fillim, por thashethemet duket se po dalin të vërteta. Raportet nga AllThingsD se më 10 Shtator Apple do të prezantoj iPhone-in me ngjyrë ari në një ngjarje të organizuar po dalin të jenë të vërteta. Burime të shumta në lidhje me ketë model të artë misterioz janë shfaqur edhe nëpër mediume tjera si TechCrunch, iMore etj. Ende asgjë zyrtare nga kompania Apple.

Shumë zëra kanë thënë gjithashtu se butonin Home i iPhone-it të ardhshëm do të shfaqet më skanerin e gishtit (fingerprint) që mund të integrohet me parametrat e sigurisë në platformën iOS.

Disa imazhe të iPhone 5S më ngjyrë ari janë postuar gjatë fundjavës nga iMore. Megjithatë, është e pamundur të vërtetohet nëse këto imazhe janë të vërteta apo jo.|ameble|

iPhone 5S gold (1)

SHPËRNDAJE