SHPËRNDAJE

NY policeDepartamenti i Policisë së Nju Jorkut është forca policore më e madhe në një qytet ku jetojnë miliona njerëz, dhe nganjëherë ndonjë situatë momentale mund të merret konfuze.

Zyrtarët policorë më parë kanë reaguar në bazë të laptopëve për të marr informacione nëse një person ka bërë krim, apo nganjeherë është dashur të thërrasin bazën sepse nuk kanë pasur informacione shtesë mbi personin që e kanë ndaluar.

Tani kjo polici posedon pajisje Android të pajisura me një aplikacion që lidh ata me bazën e të dhënave. Duke shkruar vetëm adresën e asaj pjese ku gjenden, atyre ju shfaqen informatat e plota për të gjithë njerëzit që jetojnë në atë pjesë dhe që kanë kryer ndonjë vepër apo krim.

Me ndihmën e këtij aplikacioni nëpërmes një pajisje Android policia e këtij vendi është e gatshme të marr vendime pa pasur nevojë të kontaktoj bazën ose qendrën kryesore. |ameble|

SHPËRNDAJE