Me siguri keni ndëgjuar për problemet që Apple ka me harta ne iOS6 (iPad, iPhone). Çka i nevrikos më së shumti fansat e Apple-it është qe ende nuk mund të shkarkojnë aplikacionin Google Maps, ne fakt Apple në një deklaratë thotë që Google ka aplikuar të publikoj ne appstore dhe pritet qe aplikacioni të aprovohet. Mirëpo sot udhëheqsi kryesor i Google-it, Eric Schmidt thotë se ata nuk kanë paraqitur kerkesë për Google Maps për iOS 6. Eric Schmidt ka shtuar duhe thënë se “Ne nuk kemi bërë ende asgjë” dhe “Ne mendojmë se do të kishte qenë më mirë në qoftë se ata do të kishin mbajtur aplikacionin tonë, por çka di unë? Ne nuk mund t’i detyrojmë ata të ndryshojnë mendjen, ky është vendimi i tyre.”
Tani për tani përdoruesit e iOS6 duhet të jenë të kënaqur me një link për në faqen e maps.google.com në shfletuesin Safari. |ameble| [divider top=”0″]