Smartphone iPhone 6 i ri pritet të hy në prodhim këtë muaj, Apple pritet të lansoj ketë model në Shtator, dhe si duket kompania ka porositur një numër të madh të tyre për prodhim.
Sipas një raporti të fundit, Apple ka bërë porosinë tek furnizuesit e saj që përfshijnë Foxconn dhe Pegatron dhe numri që ka porositur thuhet të jetë rreth 68 milionë aparate vetëm për të serinë së parë të tyre. Apple do të lansojë dy versione të ndryshme të iPhone 6, një model 5.5 inç i cili thuhet të jetë iPhone Air, dhe një model më të vogël 4.7 inç dhe nga dita e djeshme edhe shfaqë lajmi së ekrani i tij do të jetë nga gjami safir. Kjo do të bëjë iPhone-in i ri më të qëndrueshëm se modelet e mëparshme, sepse ekrani do të jetë shumë më rezistent ndaj gërvishtjeve dhe më i fortë nga thyerjet.
Apple është përfolur të lansoj këto modele të iPhone-it në Shtator, së bashku me Apple iWatch dhe versionin iOS 8. /ameble