SHPËRNDAJE

Seth Horvitz një njeri i thjeshtë nga Washingtoni ka porositur një Televizion për banesën e tij nëpërmes Amazon-it, por nuk ka pritur qe në vend te tij të marrë një pushkë ushtarake.

Ai ka porositur një TV LCD 39inch nga Westinghouse, me çmim rreth 320 dollar nga një palë e tretë e shitjes për elektronikë në Amazon. Të martën në mbrëmje, një kuti e madhe ka arritur në pragun e derës se tij nëpërmes kompanisë UPS.

Kur pashë disa pjesë metalike brenda kutisë, kam menduar ndoshta këto pjesë janë mbajtëse për Televizionin, mbrojtëse apo diçka tjetër rreth saj, tha Horvitz në një intervistë telefonike për revistën Wired. Por kur e kuptova qe ishte një pushkë sulmi ushtarake, isha i shokuar ne heshtje dhe i besuar çfarë shihja me sy.

Horvitz menjëherë ka kontaktuar policinë. Policia ka shkuar ne vend ngjarje dhe ka informuar Horvitz se pushka gjysmë automatike Sig Sauer 716 patrulluese, është e paligjshme në rrethin ku jeton.

Policia ishin disi te hutuar në fillim, tha Horvitz. Ata kaluan kohë duke inspektuar armën, dhe duke me pyetur disa pyetje rreth asaj se si kam bërë blerjen nëpërmes Amazon-it. Ata thanë se me ligj ju nuk mund ta ktheni prapa, mirëpo ne duhet ta konfiskojmë dhe ne merremi me çështjen.

E morën pushkën, më dhanë një numër te raportit, dhe me thanë: shpresojmë që të merrni Televizionin e porositur, ose paratë tuaja prapa, ka shtuar Horvitz.

Unë dëshiroj vetëm Televizionin, u ka thënë ai ne fund. |wired.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE