SHPËRNDAJE

Prefiksi telefonik i KosovësBruksel, 8 Gusht – Serbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovën për çështjen e telekomunikacionit. Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo.

Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës. Sipas burimeve të Koha Visionit, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, mirëpo nëpërmes Austrisë apo Suedisë. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e delegacionit kosovar në këto bisedime, ka thënë dje se draftmarrëveshja e fundit e propozuar nga BE-ja ishte e pranueshme për Kosovën, por se Serbia ishte ajo që pati mospajtime. Takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq varej kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin. |koha| |ameble|

SHPËRNDAJE