Jemi vetëm një muaj larg nga ngjarja Consumer Electronics Show 2015 që do të thotë se kanë filluar të dëgjohen thashethemet në lidhje me produktet që pritet të prezantohen në ketë ngjarje.
Thashethemet e para janë se LG pritet të shfaq modelin e ardhshëm të smartphone-it të lakuar/fleksibil në Las Vegas. Fjala është për LG G Flex 2 i cili është gati për prezantim në ketë ngjarje. Fillimisht është thënë se kjo pajisje do të lansohet nga fundi i vitit 2014, por që nuk ndodhi.
Raportet thonë se nuk do të ketë shumë ndryshime midis paraardhësit të tij LG G Flex. Edhe ky model do të jetë fleksibil me ekran të lakuar P-OLED. Madhësia e tij pritet të jetë më i vogël se G Flex mirëpo me më shumë piksela. Kjo është e tëra që e dimë për ketë model, nuk ka të dhëna në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e tij. Pritet që drejtpërdrejt të vijë Android 5.0 Lollipop. Krejt në fund LG ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me ketë. /ameble