Lenovo ka prezantuar dy laptop të ri Chromebook që pritet të fillojnë shitjen nga muaji i ardhshëm, duke përfshirë modelet N20 dhe N20p, dy prej të cilëve do të vijnë me procesor Intel Celeron. Modeli N20 posedon formë klasike kurse N20p përmban formën “multimode” që mund të mbështetet dhe qëndroj normal si të gjithë laptopat tjerë.
Të dy modelet Chromebook diagonalen e ekranit e kanë 11.6-inç me rezolucion 1366 x 768 pikselë, veçse modeli N20p është me ekran multitouch. Pajisjet mund të konfigurohet me deri 4GB RAM, hapësirën e brendshme për ruajtje 16GB, lidhjet Bluetooth 4.02, Wi-Fi 802.11 a/c, dy porte USB 2.0, HDMI-out dhe një port SD/MMC 2 in 1.
Lenovo ka thënë se N20 Chromebook (foto me lartë) do të bëjë debutimin në muajin Korrik dhe do të fillojë me çmim 279 $. Kurse N20p Chromebook (foto me poshtë), i cila përmban ekranin e lartpërmendur me prekje dhe funksionin multimode, do të shitet me pakicë për 329 $, nga muaji Gusht. /ameble