Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge tanimë janë zyrtarizuar dhe i kemi të gjitha detajet e smartphone-ve më të fundit nga kompania Samsung.
Pra, Galaxy S7 vjen me ekran 5.1-inç me rezolucion Quad HD 2560 x 1440 pikselë kurse Galaxy S7 Edge posedon ekranin 5.5-inç me rezolucion Quad HD 2560 x 1440 pikselë.
Të dy këto modele vijnë me versionin Android Marshmallow dhe janë të certifikuar kundrejt pluhurit dhe ujit.
Smartphonet vijnë me karakteristika sipas modelit dhe vendit se ku shiten. Njëri procesorë është Qualcomm Snapdragon 820 kurse procesori tjetër është nga Samsung Exynos 8990, të dy modelet posedojnë 4GB RAM dhe hapësirën për të dhëna e kanë sipas zgjedhjes 32GB ose 64GB. Një lajm i mirë për këta smartphone është së vijnë me sloten microSD e cila mbështet kartelat deri në 200GB.
Karakteristikat tjera përfshijnë bateritë 3000 mAh për Galaxy S7 dhe 3600 mAh për Galaxy S7 Edge. S7 dhe S7 Edge vijnë gjithashtu me kamera të reja, në front të tyre posedojnë kamerën 5 megapikselë kurse në anët e pasme kamera Dual Pixel 12 megapikselë me Smart OIS.
Këta smartphone të ri nga Samsung dalin në shitje në mbarë botën nga mesi i Marsit, dhe më shumë detaje rreth tyre mund të gjeni këtu. /ameble