Apple në ngjarjen e saj WWDC 2014 të nisur dje me 2 Qershor, ka prezantuar versionin e ri të sistemit operativ Mac OS X, të quajtur Yosemite. Craig Federighi, zëvendës president i lartë për inxhinieri softuerike në Apple, ka bërë shaka me prezantimin e emrit të këtij versioni, duke përmendur paraprakisht emra qesharak.
Zhvilluesit do të kenë qasje në ketë version menjëherë nga dita e prezantimit, ndërsa për publikun do të jetë në dispozicion diku në 3 mujorin e tretë të këtij viti. Ashtu siç ka ndodhur edhe në versionin e mëparshëm të Mavericks, edhe ky do të jetë përmirësim pa pagesë (free upgrade).
Federighi gjatë prezantimit ka filluar fjalimin duke thënë se sistemi operativ i ri përfshin një dizajn të rifreskuar dhe disa tipare të reja.
Një nga tiparet e mëdha është Continuity, i cili mundëson që AirDrop të funksionoj në mes të iOS-it dhe Mac-it. “Ta zëmë se jeni duke shkruar një e-mail në smartphone-in tuaj dhe përderisa lëvizni afër Mac-it, ai do të vërejë ketë dhe menjëherë do t’ju drejtoj tek doku,” tha Federighi. “Pastaj vetëm klikoni dhe të njëjtin mesazh/e-mail do ta keni në Mac-in tuaj.”
Ky funksionon edhe në të kundërtën, gjithashtu. Nëse jeni duke punuar në një dokument në Mac, një ikonë e vogël do t’ju shfaqet në iPad p.sh. Vetëm shtypeni nga lart, dhe vazhdoni të punoni me tablet.
Më pastaj Apple, mundësinë e kërkimin Spotlight e ka përqendruar në mes, si shërbim kryesor në Yosemite, ngjashëm siç është Google Now që shfaqet në mes të desktop-it dhe që mundëson që çdo përdorues të kërkoj shpejtë për aplikacione, dokumente dhe gjësende tjera.
Një nga karakteristikat tjera të OS X 10.10 Yosemite është aftësia për të pranuar thirrje nga pajisjet iOS, dhe madje edhe të thërrasim nga pajisja Mac. iOS tani është përafruar me shumë me pajisjen Mac, kështu që nëse telefoni juaj është në dhomën tjetër duke u mbushur, ju mund t’i përgjigjeni një thirrje nëpërmes Mac-ut, pa lëvizur fare. Gjithashtu, mund të thirrni numra nga ueb-faqja e internetit dhe telefononi direkt nga shfletuesi.
iCloud gjithashtu tani posedon një përditësim. Kompania ka prezantuar shërbimin e tyre të ri iCloud Drive që integron të gjithë folder-at e futur në një llogari të iCloud-it në Finder. Dhe kështu, kompania thotë se të gjithë ato të dhëna në iCloud Drive do të mund të sinkronizohen me të gjithë kompjuterat Mac dhe Windows PC.
Shfletuesit Safari gjithashtu i është bërë një riorganizim, duke falënderuar një përpiluesi të ri të JavaScript tani ky shfletues pritet të punoj më shpejt. Nga shfletuesi Safari largohet “Favorites”, dhe vjen një kolonë me Bookmarks si parazgjedhje. Dhe në fund krejt opsioni Spotlight për kërkim, gjithashtu është integruar në shfletuesin Safari. /ameble