Asus ka prezantuar Router-in e ri Wireless që e ka koduar me emrin AC1900. Sipas performancës së tij Router-i Gigabit aktualisht është Router-i Wireless Dual-band më i shpejti në botë.
Asus AC1900 me aftësinë dual-band mund të kombinoj të dhëna 1900 Mbps duke ofruar performancë tri herë më të shpejtë se sa Router-ët aktual 802.11n që janë në treg.
Asus modelin AC1900 e ka pajisur me teknologjinë Broadcom TurboQAM që normën e të dhënave Wireless-N e ngritë për 600 Mbps ose 33% më shpejtë, ajo është e pajisur me 5 porte Gigabit Ethernet. Pasjisja gjithashtu posedon 2 porte USB 3.0 dhe procesorin 2-bërthamor për shpejtësinë dhe procesin e punës me lidhjet Wi-Fi, Ethernet dhe USB.
Router-i Asus AC1900 do të shfaqet nëpër dyqane nga data 9 Tetor 2013 dhe do të jetë me çmim prej 219 $. Për më shumë informacione rreth këtij modeli të ri të Asus-it shikoni tek uebfaqja e tyre zyrtare. |ameble|