SHPËRNDAJE

Gjatë panairit tregtar për teknologji CES 2015 në Las Vegas, udhëheqësi i ASUS-it, Johnny Shih, ka thënë se ASUS tashmë shet për çdo muaj nga 1.5 milionë produkte Zenfone. Për të vazhduar ketë ritëm ata kanë lansuar modelin tjetër Zenfone 2.

ASUS Zenfone 2

Kompania ka thënë se ky smartphone posedon hapësirën e ekranit 72% në raport me trupin e tij në total. Risia tjetër e tij është që përmban 4GB RAM, e që e bën atë si smartphone-i i parë në dispozicion që posedon kaq RAM.

Karakteristikat e plota të tij janë: përmban procesorin 64-bit “super” 4-bërthamor Intel Atom, 2 ose 4GB RAM, ekranin 5.5-inç me 1080p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, vjen direkt me versionin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah lidhjen 4G LTE Cat. 6.

Zenfone 2 do të jetë në dispozicion nga muaji Mars, duke filluar me çmim prej 199$. /ameble

SHPËRNDAJE