Kompania Dell ka njoftuar për laptopin e tyre të ri Chromebook 11, një laptop i cili për kompaninë është i pari që vjen me sistem operativ Chrome të Google-it dhe që është projektuar posaçërisht për t’u përdorur nga shkollat dhe nxënësit. Chromebook Dell 11 vjen me ekran 11 inç dhe ka rezolucion 1366 x 768 pikselë, posedon procesorin Intel Celeron 2955U me zgjedhje 2GB ose 4GB RAM.
Karakteristikat të tjera të tij përfshijnë 16 GB memorie e brendshme, kamerën frontale HD 720p, WiFi 802.11, Bluetooth 4.0 dhe USB 3.0.
Ky model do të jenë në dispozicion prej muajit Janarit në Britani të Madhe dhe SHBA të dhe çmimi i tij do të jetë nën 300 $. Kompania Dell ka thënë gjithashtu se do të punojnë në modele Chromebook tjera të cilat do të jenë të dizajnuara për tregun më buxhet të ulët si dhe për tregun e biznesit. |ameble|