SHPËRNDAJE

Gjithnjë e më shumë pajisje smartwatch po dalin në treg dhe një nga ato e fundit është Hyetis Crossbow zvicerane e cila posedon kamerën 41 megapikselë.

Hyetis Crossbow është projektuar për tu lidhur me pajisjet Android, iOS dhe Windows Phone 8, dhe do të jetë në dispozicion shumë shpejt me para-porosi për rreth 1.200 $.

Hyetis-Crossbow1

Hyetis shpjegon më shumë në lidhje me ketë pajisje të tyre ku thonë se: “Nuk ka mënyrë më të mirë se të ndash ndjenjat tuaja apo momentet me të mira nga momenti ku ndodheni. Crossbows me lidhjen e integruar për komunikim pa tela ju mundëson të kontrolloni nëpërmes WiFi, Bluetooth dhe NFC-së.” Për më shumë informacione për ketë pajisje nga Hyetis mund ti gjeni nga uebfaqja e tyre e internetit. |ameble|

SHPËRNDAJE