Sot Nikon ka njoftuar për një aparat fotografik digjital të ri SLR, Nikon D5300, i cili është i pajisur me sensor DX-format CMOS dhe që ofron 24.2 milion pikselë, së bashku me motorin e ri të procesimit Expeed 4.

Nikon 5300 është modeli i fundit i kamerave Nikon dhe do të shfaqet në dyqane nga fundi i këtij muaji me çmim rreth 800 $ vetëm për pajisjen (trupin e tij) ose komplet me 18-140 mm f/3.5-5.6 për 1.400 $.

Nikon D5300

Nikon 5300 është kamera e parë SLR që është e pajisur me rrjetin Wi-Fi të integruar duke ju mundësuar që lehtë të transferoni imazhe dhe video në kompjuterë desktop , smartphone ose edhe tablet. Gjithashtu është i futur edhe një funksion tjetër që gjatë fotografimit u mundëson përdoruesve për të parë foto drejtpërdrejt në smartphone ose tablet të tyre.

Bashkë me rrjetin Wi-Fi të integruar ky model është i pajisur edhe me një sensor GPS që mund të regjistrojë të dhënat e vendndodhjes, të tilla si gjerësia, gjatësia, lartësia (longitude, latitude dhe altitude) e imazheve që merrni.

Në pjesën e pasme të kamerës është ekrani 3.2 inç, afërsisht 1037k pika LCD dhe posedon incizimin me definicion të lartë që mund të përzgjidhen nga 24p, 25p, 30p, 50p dhe 60p.

Për më shumë informata për ketë model të ri nga Nikon shikoni në uebfaqen e tyre zyrtare. |ameble|