SHPËRNDAJE

BlackBerry ka bërë edhe një njoftim tjetër që me të vërtetë na bën të mendojmë se çfarë po bën kjo kompani. Ata kanë njoftuar për smartphone-in e ri BlackBerry 9720 e cili në vend që të paraqitet me platformën e re BB10, ai shfaqet me platformën e tyre të vjetër BlackBerry 7.1.

[youtube id=”S9eTpojlWF8″ width=”600″ height=”350″]

Sido që të jetë BlackBerry 9720 prapë se prapë posedon ekranin me prekje (touch), mirëpo ajo çfarë mund të bëhet ne platformën BB10 është i kufizuar. Karakteristikat e tij përfshijnë ekranin 2.8 inç me rezolucion 480 X 360 pikselë, 512MB RAM, kamerën 5 megapikselë, FM radio dhe bateria e mban deri 7 orë bisedë. Natyrisht që është me tastierë të plotë QWERTY.

BlackBerry 9720 me shitje do të filloj së shpejti mirëpo kompania nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojë, shpresojmë të ketë çmimin e ulët përndryshe vështir së do të gjej blerës. |ameble|