SHPËRNDAJE

Në konferencën e djeshme për shtyp Motorola ka zbuluar smartphone-in e tyre të ri Droid RAZR Maxx HD, i cili vjen i pajisur me baterinë që ka jetëgjatësi 32 orë.  Droid RAZR Maxx HD i ri është i pajisur me ekran 4.7 inç 720p, ekran Super AMOLED HD, procesorë 1.5 GHz dual-core, i përkrahur nga 1GB RAM dhe sistemin operativ nga Google Android 4.0 Ice Cream Sandwich (ICS) dhe me NFC të aktivizuar.

Përditësimi me sistemin operativ të fundit Jelly Bean, pritet të dalë në të ardhmen e afërt. Karakteristika të tjera të këtij smartphone përfshijnë një slot microSD card që përkrahë  deri 32 GB për hapësirë shtesë.  Posedon kamerën e pasme 8 megapixel me blic LED dhe incizimin 1080p HD, si dhe kamerën frontale VGA për video konferenca. Për fat të keq ende nuk është lëshuar ndonjë informatë për çmimin dhe disponueshmërinë në treg. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE