SHPËRNDAJE

HTC ka njoftuar për një tjetër smartphone të ri kësaj radhe në Kinë, modelin HTC Desire 709d, i cili vjen me ekran 5 inç qHD që ka rezolucion 960 x 540 pikselë.

HTC Desire 709d është i pajisur me procesorë 4-bërthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 200, 1GB RAM dhe 8GB memorie e integruar, mirëpo nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për të dhëna, Desire 709d posedon portën microSD.

HTC Desire 709d

HTC Desire 709d 1

Karakteristikat tjera përfshijnë kamerën frontale dhe të pasme, ajo frontale për video chat është 2.1 megapikselëshe, kurse në anën e pasme të pajisjes kemi kamerën tjetër 8 megapikselë me blicin LED, ky model gjithashtu vjen me Android 4.1.2 Jelly Bean dhe përmban bateri me fuqi 2100 mAh .

Ky model  do të filloj me shitjen në Kinë më 23 Tetor dhe është i përfshirë në disa kompani mobile. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse HTC këtë pajisje do ta shes edhe në Evropë apo vende tjera. |ameble|

SHPËRNDAJE