Kompania Nokia sot ka prezantuar smartphone-in e paralajmëruar Lumia 625, i cili posedon ekran të madh krahasuar me pajisjet Windows Phone deri më sot. Është i pajisur me ekran 4.7 inç, procesorin 2-bërthamor 1.2GHz, 512MB RAM, 8GB hapësirë e brendshme për të dhëna që mund të zgjerohet deri 64 GB nëpërmes slotes microSD, posedon gjithashtu 2 kamera, të pasmen 5 megapikselë dhe atë frontale VGA dhe bateria e tij është 2000 mAh.

Do të jetë në dispozicion në disa ngjyra, në të verdhë, portokalli, gjelbër, bardhë dhe të zezë dhe përdoruesit do të mund të ndryshojnë ngjyrat sipas dëshirës.

Lumia 625 kryesisht do të jetë në shënjestër të tregjeve në zhvillim. Pajisja do të vijë me çmim relativisht të lirë diku rreth 220 ​​euro dhe do të bëjë debutimin e tij gjatë tremujorit të tretë të këtij viti në Evropë, Kinë, Azi, Indi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. |ameble|