Kompania Alcatel sapo ka zbuluar për publikun smartphone-in e saj POP C9 të bazuar në Android. Seria POP e telefonave Alcatel varion në madhësi nga 3.5 inç që është modeli C1 deri në 5.5 inç që është modeli C9. Alcatel C9 ka ekran më të madh dhe ka një cip katër-bërthamore me një çmim të përballueshëm.

Alcatel-One-Touch-Pop-2-JPG.jpg

POP C9 ka kopertinat nga plastika njëjtë si Samsung Galaxy S3 dhe vjen në disa ngjyra (të zezë, të kuqe, të bardhë, etj..). Ekrani i këtij telefoni është i llojit LCD IPS me rezolucion 540 x 960 pikselë dhe densitet të pikselëve prej 200ppi.

Procesori i POP C9 është i shpejtësisë 1.3GHz katër-bërthamorë, kamera e pasme e tij është 8-megapikselë me auto-fokus dhe mundësi regjistrimi të videove me kualitet 1080p, dhe kamera e përparme 2 megapikselë. Bateria e C9 është e kapacitetit 2500mAh.  /ameble