Blue Life Pure XLEdhe një smartphone me specifika harduerike mbresëlënëse është prezantuar sot. Bëhet fjala për smartphone-in Blue Life Pure XL.

Smartphone-i Blue Life Pure XL vjen me një ekran 5.5 inç IPS me rezolucion të plotë prej 1920 x 1080 piksela i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3.

Karakteristikat e tjera të Blue Life Pure XL përfshijnë procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 800 2.2Ghz, 3GB RAM memorie për modelin 32GB dhe 2GB RAM memorie për modelin 16GB, kamera frontale 8 megapiksel, kamera e pasme 16 megapiksel dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean i cili mund të përditësohet në versionin e fundit Android 4.4 Kitkat.

Smartphone-i Blue Life Pure XL do të jetë në dispozicion nga Qershori me ç’ rast modeli 16GB do të ketë çmimin 349$ ndërsa modeli 32GB do ketë çmimin 399 $. /ameble