Kemi dëgjuar mjaft shumë në lidhje me smartphone e ri Oppo N1 sidomos gjatë javëve të fundit, është thënë se do të lansohet me 1 Shtator, pajisja tani është zyrtare dhe vjen me ekran 5.9 inç të plotë HD dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë.

Oppo N1 vjen me ngjyrat e veta bashkë me pamjen e ballinës në sistem operativ e cila është e bazuar në Android dhe përmban kamerën 13 megapikselë me sensor CMOS dhe aperture f/2.0, plus teknologjinë e vet të procesimit të quajtur Owl.

Ajo që është me interesante në lidhje me kamerën në ketë model është se mund të rrotullohet në 180 shkallë, që do të thotë se mund të përdoret gjithashtu si kamerë frontale ashtu edhe si e pasme, të cilat ofrojnë cilësi të njëjtë të imazheve. Për detaje të plota do të informojmë më kohë. |ameble|