SHPËRNDAJE

Acer sapo ka prezantuar tabletin e tyre të dytë 8 inç me Windows, Iconia W4. Tableti i ri pason pas modelit të më hershëm Iconia W3, tableti i parë me Windows dhe ekran të vogël, që debutoi gjatë verës.

Dallimi në mes tyre është se Iconia W4 vjen direkt me Windows 8.1 në vend të versionit special Windows 8 siç ishte në W3. Windows 8.1 ka përkrahje të qartë për ekran të vogël (nën 10 inç), megjithatë Acer-it i dashur të punoj ngushtë me Microsoft-in për të dal sa më mirë funksionimi i Windows 8 në tablet të tyre.

Acer Iconia W4 (2)

Acer Iconia W4 (1)

Ashtu si në modelin W3, Iconia W4 gjithashtu posedon procesorin Intel, por këtë herë është i përfshirë modeli i fundit Atom “Bay Trail”, i cili nuk shpenzon aq shumë jetën e baterisë dhe ofron grafikë më të mirë.

Specifikat tjera përfshijnë kamerën e pasme 5  megapikselë plus atë frontale 2 megapikselë, microUSB, HDMI dhe portën microSD.

Edhe pse sistemi i Windows-it është kyçur vonë në tablet-ët me ekran të vogël, shfaqja e Windows 8.1 hap dyert për prodhuesit e PC-vë-tablet për prodhimin/lançimin e tablet-ve me Windows që mund të konkurrojnë me iPad Mini dhe Nexus 7. |ameble|

SHPËRNDAJE