Microsoft ka prezantuar sot gjeneratën e dytë të tabletit të tyre Surface 2, një pasardhës i përtërirë i modelit Surface RT. Tableti i ridizajnuar përmban një procesor të shpejtë dhe ekran të plotë me definicion të lartë 1080p, i njëjti është përdorur në modelin tjetër të ri Surface Pro 2. Modeli i ri ofron 25% më shumë jetë të baterisë dhe ka peshë më të lehtë.

[youtube id=”2PuphrxrT6U” width=”600″ height=”350″]

Surface 2 ofron mundësi të llogarive të shumëfishta për përdorim familjar dhe posedon versionin e sistemit operativ RT të Windows 8.1. Ajo shitet me pakon e plotë të programeve të Microsoft Office-it, duke përfshirë edhe Outlook-in. Microsoft këtu gjithashtu ofron një dongle wireless për të parë Surface 2 pamjet në televizionin tuaj.

Pajisja posedon dy kamera, duke përfshirë atë frontale të dizajnuar për Skype. Sa i përket kësaj softueri Skyp vjen me një vit pa pagesë për shërbimet të cilat përfshinë thirrje falas ndërkombëtare dhe mundësinë për të bërë thirrje me WiFi. Kompania për këto pajisje gjithashtu ofron 200GB hapësirë të lirë në SkyDrive për dy vjet.

Surface 2 kushton 449 dollarë. |ameble|