Pak orë më parë kompania LG ka publikuar edhe një video tjetër të LG G2 permes së cilës LG përpiqet që ti bëj promovim këtij produkti të mrekullueshëm. Ky është smartphone-i më i ri i LG-së i cili pritet të lansohet në treg me datën 26 Shtator 2013.

[youtube id=”2oOfIobmBYY” width=”600″ height=”350″]

Të dhënat të cilat i kemi publikuar më parë rreth LG G2 siç duket janë të ngjashme me ato të cilat zyrtarisht janë publikuar.

Smartphone LG G2 specifikat:

  • Madhësia 5.2- inç (1080×1920 pikselë) HD + IPS + LCD capacitive me 424 ppi
  • Sistemi Operativ: Android 4.2.2 (Jelly Bean)
  • Procesori: 2.26 GHz katër-bërthamorë Krait 400
  • Kamera: 13 MP me LED Flash, me AutoFoxus, kap HDR imazhe, 1080p video inçizim dhe kamera e përarme 2.1 MP, 1080p me 30fps.
  • Pesha dhe trashësia: 138.5 x 70.9 x 8.9 mm i trashë dhe me peshë 143g
  • RAM: 2GB RAM, 16/32GB memoria interne
  • Qasja në Internet: 4G LTE / 3G HSPA+, WiFi 820.11 a/b/g/n, DNLA, Bluetooth 4.0, GPS/ GLONASS, MHL, NFC
  • Bateria: 3000 mAh bateri

Për ata që duan ta porositin këtë produkt, tani më kjo gjë është e mundur përmes Amazon-it.   |ameble|