SHPËRNDAJE

Xiaomi Mi 4iXiaomi ka prezantuar smartphone-in e tyre të ri Xiaomi Mi 4i cili do të vijë me një ekran Full HD 5 inç me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Xiaomi Mi 4i po ashtu vjen edhe me procesorin me 8 bërthama 64-bit nga Qualcomm Snapdragon 615 dhe 2GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të celularit përfshijnë 16GB të hapësirës së brendshme, bateria 3120 mAh, kamera kryesore 13 megapikselë, kamera frontale 5 megapikselë, përkrahja e dy SIM kartelave, mbështetja e teknologjive 4G, Bluetooth dhe WiFi.

Xiaomi Mi 4i vjen me sistemimi operativ të fundit nga Android 5.0 dhe me ndërfaqen MIUI 6.

Xiaomi Mi 4i fillimisht do të lansohet në Indi më 30 prill me çmim prej 205$. /ameble

SHPËRNDAJE