SHPËRNDAJE

Apple iPhone 5 ishte lansuar në shtator të vitit të kaluar, mirëpo tani kanë filluar thashethemet rreth modelit të ardhshëm, iPhone 5S, i cili sipas raporteve të fundit do të shkojë në prodhim nga marsi.

Lajmi vjen nga analisti i Jeffries, Peter Misek, i cili ka thënë se prodhimi i iPhone 5S do të fillojë në mars të këtij viti me një datë të përgatitjes për lansim në qershor ose korrik.

Si duket janë dy prototipa të iPhone 5S në testim, njëri nga të cilët me sa duket do të jetë me kosto të ulët dhe një shtresë e jashtme të lirë, natyrisht e gjithë kjo është vetëm thashetheme për momentin. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE