Siç edhe pritej Microsoft dje ka hapur dyert për zhvilluesit që kanë qenë duke pritur me pa durim që t’ju qasen programit Windows Phone 8 SDK, që shërben për të krijuar aplikacione të reja për sistemin operativ të Windows-it për smartphone.
Microsoft që tani ka filluar të pranoj kërkesat online për qasje në programin e Windows Phone SDK 8 Developer Preview (fazën paraprake), që u jap mundësin zhvilluesve që të optimizojnë aplikacionet apo krijimet e tyre ekzistuese për Windows Phone.
Për të aplikuar për programin Windows Phone SDK 8.0 Developer Preview, ju kërkohet një Developer ID (për zhvilluesin) dhe ID për aplikacionin.
Windows Phone 8 mbetet që zyrtarisht të dal në treg nga fundi i këtij viti. |windowsteamblog.com| [divider top=”0″]