Edhe me herët kemi parë disa modele të projektorëve AAXA, mirëpo këtu kemi diçka krejtësisht të ndryshme, qe thirret AAXA LED Showtime 3D. Teknologjia e projektorëve Light Emitting Diodes (LED) do të përdoret në vitet e ardhshme që punon me rezolucion dhe imazh të lartë 1280X800 DLP, ku teknologjia LED është thënë të jetë superiore ndaj llampave projektuese te deri tashme.
Sytë tuaj do të shohin ngjyra më të gjalla, imazhe shumëngjyrëshe si dhe aftësi për të shijuar ketë pajisje që qëndron 20 mijë orë jetë, e qe qëndron 10 herë me shumë në krahasim me llampat e projektorëve standard.
LED AAXA Showtime 3D do të vijë me rezolutë 720p (WXGA), grafikë të procesimit 3D, si dhe film, sllajde dhe muzikë player të integruar. Të gjitha këto janë te vendosura në një pajisje që masat e saj janë 5.9X5.2X1.4 inç, duke ofruar kështu video impresive deri në 160 inç.
Çmimi i saj më pakicë do të jetë 500$. |ameble| [divider top=”0″]