Nokia ka pezulluar shitjet e tabletit Lumia 2520 në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Rusi dhe Zvicër pasi zbuloi një gabim me karikuesin e tabletit. Rreth 30 mijë përdorues rrezikohen dhe Nokia po i njofton se nëse ata përdorin këtë karikues AC-300, duhet të mos ta përdorin më.

Karikuesi me probleme

Problemi lind nga kapaku plastik i prizës, i cili mund të dalë nga vendi dhe të hapet. Kjo mund të ekspozojë pjesët e brendshme të prizës që shfaqin një rrezik për shok elektrik nëse preken gjatë kohës kur priza është e lidhur me rrjetin e elektricitetit. Kompania përveç se ka ndaluar shitjet e tabletit në shtetet e sipërpërmendura, ka ndaluar dhe shitjen në ShBA.

Nokia është shprehur se ky problem nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë ankimi nga përdoruesit, por ka ardhur si një masë parandaluese e këtij rreziku. Gjithashtu kanë shtuar se ky aksesor prodhohen nga një kompani tjetër dhe jo nga vetë Nokia dhe llojet e tjerë të karikuesve nuk janë të prekur nga ky problem. Nokia ka hapur një uebfaqe për konsumatorët e shqetësuar që duan të dinë më shumë informacione dhe këshilla, dhe kjo uebfaqe është www.nokia.com/2520-charger. /ameble