SHPËRNDAJE

Siç kemi raportuar edhe më parë, kompania Sony kishte paralajmëruar se së shpejti do të nxjerr në treg së paku dy modele të smartphone-ve, ky lajm u bë sot realitet. Sony Mobile ka publikuar dy smartphone të “kalibrit te mesëm” siç i konsideron kjo kompani. Është fjala për: Xperia SP dhe Xperia L.

Në këtë artikull ne kemi përfshirë specifikat harduerike të këtyre dy pajisjeve:

Sony Xperia SP specifikat:

  • Madhësia 4.6- inç (1280×720 pikselë) HD Reality Display me Mobile BRAVIA 2 me 319 ppi
  • Sistemi Operativ: Android 4.1 (Jelly Bean)
  • Procesori: 1.7 GHz dy-berthamorë Qualcomm Snapdragon S4 MSM8960Pro procesor
  • Kamera: 8 MP me LED Flash, Exmor RS senzor për HDR imazhe, 1080p video inçizim dhe kamera frontale e llojit VGA
  • Pesha dhe trashësia: 9.98 mm i trashë dhe me peshë 155g
  • RAM: 1GB RAM, 8GB memoria interne, mundësi për zgjerim përmes microSD deri në 32GB
  • Qasja në Internet: 4G LTE / 3G HSPA+, WiFi 820.11 a/b/g/n, DNLA, Bluetooth 4.0, GPS/ GLONASS, MHL, NFC
  • Bateria: 2370 mAh bateri
[youtube id=”pgA4YCAIGBI” width=”600″ height=”350″]

Dhe Sony Xperia L specifikat:

  • Madhësia: 4.3- inç (854 x 480 pikselë) Rezistues ndaj gërvishtjeve i llojit kapacitiv “touch”
  • Sistemi Operativ: Android 4.1 (Jelly Bean)
  • Procesori: 1 GHz dy-berthamorë Qualcomm Snapdragon S4 MSM8230 procesor
  • Kamera 8MP me LED Flash, Exmor RS senzor, 720p video inçizim dhe kamera frontale e llojit VGA
  • Pesha dhe trashësia: 9.7 mm i trashë dhe me peshë 137g
  • RAM: 1GB RAM, 8GB memoria interne, mundësi për zgjerim përmes microSD deri në 32GB
  • Qasja në Internet: 3G HSPA+, WiFi 820.11 a/b/g/n, Bluetooth 4.0, aGPS/ GLONASS, NFC
  • Bateria: 1750 mAh
[youtube id=”eDJOBQveZ8M” width=”600″ height=”350″]

Sony Xperia SP dhe L vijnë në ngjyrë të bardhë, kuqe dhe të zezë dhe do të jenë në dispozicion për shitje që nga çereku i dytë i këtij viti në tregun global. Për momentin nuk kemi të dhëna për çmimet e këtyre pajisjeve.  |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE