HTC dhe Verizon para disa orëve kanë prezantuar smartphone-in e ri android me ekran 5 inç Full HD, që quhet Droid DNA.
Sic kemi raportuar me herët ky smartphone vjen me procesor quad-core 1.5 GHz Snapdragon S4 dhe 2GB RAM, android 4.1 Jelly Bean.
Ekranin Super LCD3 Gorilla Glass, smartphone-i i parë që paraqitet me rezolucion të plotë dhe video 1080p, 440ppi piksella rezolutë kjo që është përtej konkurrentëve që momentalishtë janë në treg si psh. iPhone 5 ka 326 ppi.
Ka trashësi 0.38 inç dhe peshon rreth 137 gram. Gjithashtu vjen me mbushësin wireless Qi-compatible, posedon 16GB hapësirë të brendshme, microSD, NFC, Bluetooth 4.0, zërimin Beats, kamerë frontale për biseda 2 Mpix si dhe 8 Mpix të pasme për foto dhe video incizim.
Në dispozicion për shitje do të jetë nga Verizon për 199 $ me kontratë dy-vjeçare. (me parapagesë fillon sot). |ameble|
[youtube id=”R512phD0it4″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]