SHPËRNDAJE

Edhe pse LG ka paraparë të mbajë një konferencë në New York për ditën e nesërme me qëllim të njoftimit për risitë, duket se LG nuk ka pasur durim, dhe ka vendosur që sot zyrtarisht të publikon smartphone LG Optimus G me sistem operativ Android. Ky smartphone karakterizohet me specifika harduerike si më poshtë;

  • CPU quad-core 1.5GHz Snapdragon S4 Pro
  • Ekrani 4.7 inç me 1280 x 768 pixel HD
  • RAM 2GB
  • Kamera 13 megapixel
  • Kartela Grafike Adreno 320
  • Bateria 2,100 mAh
  • Sistemi Operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich

Rreth detajeve të tjera për LG Optimus G duke përfshirë edhe çmimin, do të ju njoftojmë së shpejti . |bgr| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE