SHPËRNDAJE

Sony Xperia T3 i ri është një smartphone i shtresës së mesme, ku kompania këtu është fokusuar në dizajnin e tij, në vend të karakteristikave. Një nga karakteristikat e tij kryesore është se ky model është vetëm 7mm i hollë.

Vjen më ngjyrë të zezë, vjollcë dhe në të bardhë dhe ka kornizën nga çeliku inox. Sipas karakteristikave ky model besohet se do të shitet me çmim të ulët. Çuditërisht Sony pretendon se është smartphone-i më i hollë në botë. Xperia T3 vjen me ekran modest 5.3-inç 720p, procesorin 4-bërthamor 1.4GHz, 1GB RAM, kamerën e pasme Exmor RS 8-megapikselë dhe baterinë 2500 mAh. Gjithashtu vjen me versionin Android 4.4, dhe përkrah lidhjen LTE.

Sony Xperia T3 do të dal në treg nga fundi i këtij muaji. /ameble

SHPËRNDAJE