Gjatë muajit të kaluar në SXSW, Google kishte mbajtur një konferencë me titull “Building New Experiences With Glass”, ku zhvilluesve u kishte ofruar informacione në lidhje me Google Glass “Mirror API”, dhe kishte demonstruar disa nga aplikacionet që tashmë janë në zhvillim për projektin Glass, të tilla si Gmail, Path dhe Evernote.
Ditën e djeshme, ata në YouTube kanë publikuar videon e plotë nga kjo ngjarje, duke i dhënë të gjithëve mundësinë për të mësuar më shumë rreth projektit Glass dhe çfarë është më e rëndësishmja duke u mundësuar zhvilluesve të zbulojnë se çfarë nevojitet për kodim në syze të teknologjisë së lartë siç janë Google Glass.
Kjo ngjarje e udhëhequr nga një udhëheqës i lartë zhvilluesish nga Google, Timothy Jordan, ku për gjatë një orë diskutimi ka shpjeguar jo vetëm për kodin e përfshirë në krijimin e aplikacioneve për projektin Glass, por edhe për atë se çfarë kërkon Google nga aplikacionet për Google Glass.
Ngjarjen në tërsi mund ta shihni në videon e paraqitur me poshtë. |ameble|
[youtube id=”JpWmGX55a40″ width=”600″ height=”350″]