SHPËRNDAJE

Nëse punoni për një kompani gjigante sikurse ajo e Microsoft-it, atëherë mund të keni fat si dhe përparësi ndaj të tjerëve, sepse kompania mendon për punonjësit e vet. Në rastin konkret, Microsoft do të ofron për disa prej punonjësve të vet, një edicion special të konsoles së re Xbox One me ngjyrë të bardhë.

Xbox One - White

Padyshim është një privilegj, përfitim dhe një befasi e bukur të jesh pjesë e një kompanie gjigante. Një foto e cila ishte postuar në forumin NeoGAF, tregon se konsola Xbox One me ngjyrë të bardhë paraqet një edicion special të konsoles e cila gjatë lansimit pritet të dhurohet edhe tek disa punonjësit në Microsoft.

Edhe pse ky lajm mund të jetë një thashetheme, mund të jetë edhe e vërtet, sepse duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një kompani gjigante e cila ka konsideratë të madhe ndaj punonjësve të vet. |ameble|

SHPËRNDAJE