SHPËRNDAJE

Bashkëpunëtori i Qualcomm-it, Qualcomm Atheros ka prezantuar një NFC (Near field communication) çip të ri, i cili është me i vogël në dimension dhe konsumon shumë më pak energji sesa gjenerata e çip-ave momental.

Çip-i i quajtur QCA1990, do të jetë në dispozicion për konsumatorët (prodhuesit e pajisjeve teknologjike që përdorin këto çip-a) duke filluar nga çereku i parë i 2013 dhe duke u bërë gati për komercializim gjatë verës së 2013. Çipi  QCA1990 është 50% më i vogël sesa çipat e zakonshëm që jemi mësuar ti shohim. Edhe pse tani për tani ndikimi i NFC çipave nuk duket të jetë aq i madh, besohet se e ardhmja e tij është shumë e sigurt. Duke u nisur nga kjo, kompania Qualcomm është krenare me punën e saj ne prodhimin e këtij çipi kaq të avancuar.

|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE