SHPËRNDAJE

Qualcomm vetëm kishte njoftuar për chip-in Snapdragon 820 mirëpo për fat të keq nuk ishin dhënë me shumë detaje. Për ata të cilët janë kurioz, sipas Tim McDonough nga Qualcomm, sot do të jepen të gjitha detajet rreth këtij versioni të Snapdragon-it.

McDonough ka thënë se Snapdragon 820 do të debutoi zyrtarisht sot dhe se përveç njoftimit ai do të pranoj pyetje edhe nga publiku nëpërmjet llogarisë së Qualcomm-it në Twitter.

Snapdragon 820

Siç e cekem edhe me lartë, nuk janë dhënë shumë detaje rreth këtij chip-i, edhe pse ky chip është thënë se është testuar të paktën në 30 modele të smartphone-ve.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh se versioni i me hershëm Snapdragon 810 ka pasur probleme me overheating, disa përdorues të smartphone-ve janë pak të shqetësuar se e njëjta mund të ndodhë edhe me Snapdragon 820, një frikë të cilën Qualcomm ka tentuar ta qetësoj. Nëse janë apo jo të njëjtat probleme mbetet për të shihet më vonë. /ameble

SHPËRNDAJE